Një biznesmen nga Tajvani thotë se ka kapur një Ufo në formën e petullës në aparatin e tij fotografik në kinën jugperëndimore.

John Chen thotë se ka bërë disa shkrepje piktoreske në liqenin e famshëm Dian, pas një panairi tregtie në provincën Yunnan.

Më pas, 44-vjeçari dhe kunata e tij u shokuan kur panë objektin misterioz në formë unaze, teksa po shihnin fotot në Taipei.

Chen vendosi të pyesë një ekspertë të UFO-ve për të parë se çfarë mund të ishte.

Philip Mantle, i cili mendohet është shkencëtar i British UFO, i ka thënë se nuk mund ta shpjegojë dot se çfarë është ajo “petull fluturese”. Por e quajti incidentin si një “vendim të hapur”. Megjithatë Chen ngulmon se ka qenë UFO.

“E çuditshme është se në atë kohë nuk e pashë. Ishte motra e sime shoqe që e vuri re. Ajo tha se ka diçka në këto foto dhe mendova se po bënte shaka”, thotë John Chen.

Për shkak të komunikimit të hapur me Chen, Mantle nuk e vuri në dyshim autenticitetin e fotove, por objekti mund të jetë dhe ndonjë mbeturinë e ajrit e kapur nga kamera. “Duhen bërë më shumë studime mbi këto foto para se të arrihet një përfundim, kështu që çështja mbetet e hapur”, ka thënë Mantle.

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA