E pyet për lidhjet politike, vëllai i mafiozit godet gazetarin – VIDEO

09/11/2017 21:16

Pamje të rënda janë filmuar nga kamerat e televizionit kombëtar italian RAI, ku një prej gazetarëve është sulmuar dhunshëm nga i vëllai i Carmine Spada, i dënuar më herët si kreu i një klani mafioz.

Gazetari Daniele Piervincenzi ka pyetur Roberto Spadan rreth lidhjeve politike të të vëllait me të djathtën ekstreme.

Pyetje e cila duket se e ka acaruar atë dhe e ka goditur fillimisht me kokë duke i thyer e pastaj e ka goditur më pas me shkop.

Top Channel