Anxhelina Kotorri: Dashuria ime? Gërshëra! (foto)

E ftuar këtë të enjte në emisionin “Pop Culture” ka qenë blogger-ja Anxhelina Kotorri, @angelinas.lbook.

Në intervistën e dhënë, Anxhelina ka rrëfyer preferencat e saj për moden, si dhe dashurinë e saj, që të paktën për momentin nuk është një mashkull.

Anxhelina, ti je blogger-e dhe stiliste, mund të na thuash çfarë planesh ke për të ardhmen?

Anxhelina Kotorri: Pres të mbaroj universitetin dhe të hap diçka për vete. Të kem hakun tim. Kam vetëm një frikë, se do të rrij në dhomë dhe do të harroj mikeshat e mia. Do dashurohem aq shumë me atë punë sa…

Sa nuk do të dashurohesh më me një mashkull?

Anxhelina Kotorri: Jo, nuk është ashtu.

Nga frymëzohesh në punën tënde?

Anxhelina Kotorri: Janë shumë faqe në Facebook që unë frymëzohem dhe kurr shoh një stil veshjesh them ta marr dhe ta kombinoj me timin. Janë faqe nga e gjithë bota ku postojnë blogger-ët.

Ke frikë nga blogg-u, që njësoj si modelet po vihet në qendër të vëmendjes?

Anxhelina Kotorri: S’është se e kam patur stil jetese blogg-un. Unë nuk e bëj atë që të rrezikohem. Nga 500 ndjekës që kam pasur janë bërë 30 mijë dhe ndihem mirë.

Cili është komplimenti më i mirë që ke marrë?

Anxhelina Kotorri: Kur mua më thonë që ke stil unik, është më e mira. Është stili im, është unik.

Çfarë mund të bësh me një gërshërë në dorë?

Anxhelina Kotorri: Gërshëra është dashuri për mua.

Kush është ngjyra e preferuar?

Anxhelina Kotorri: Portokallia.

Kur vesh rroba firmato, i blen të gjitha vetë apo ke sponsor?

Anxhelina Kotorri: Nuk i kam firmato, kështu që i blej vetë. Ia dal.

Ndonjëherë ti ngjason me atë stilin Kardashian

Anxhelina Kotorri: Jo, nuk e shoh veten në atë stil. Unë kam stilin tim.

Top Channel