Aktorja 90-vjeçare Lollobrigida: Edhe unë…e ngacmuar seksualisht

09/11/2017 12:39

Gina Lollobrigida, një prej aktoreve më të bukura të kohës së saj, e befasoi opinionin publik në Itali me deklaratën e papritur se ka pësuar edhe ajo ngacmime seksuale, e madje edhe më shumë sesa aq, por nuk i ka denoncuar.

“Nuk e pata kurajon ta bëj një gjë të tillë”, u shpreh aktorja gjatë emisionit “Porta a Porta”, ku po diskutoheshin skandalet e fundit seksuale të botës së kinemasë. “Isha e re dhe nuk dija si të veproja”.

Lollobrida, tashmë 90-vjeçare, po përpiqej të tregonte se femrat e prekura nga situata të tilla në “Hollywood” duhej t’i kishin denoncuar me kohë agresorët e tyre.

“Por nga ana tjetër nuk i gjykoj dot, – vazhdoi ajo, – sepse as unë vet nuk e bëra një gjë të tillë, kur u gjenda në të njëjtën situatë”.

Aktorja përmendi dy persona: një të huaj dhe një italian. E pyetur se për çfare niveli ngacmimesh bëhet fjalë, ajo u përgjigj:

“Kur ngacmimi nuk është vetëm i tillë, por diçka më shumë, nuk e eliminon dot. Ai mbetet brenda teje dhe të kushtëzon karakterin. Veprimet e tua do të jenë gjithmonë subjekt i atij kujtimi”.

“Herën e parë isha një vajzë e re fare e pafajshme, nuk e njihja dashurinë, nuk njihja asgjë”, kujton ajo. Dhe kjo e bën episodin edhe më të rëndë. “Personi përgjegjës ishte një figurë shumë e njohur. Unë isha vetëm 19 vjeç, shkoja ende në shkollë”.

“Por ndonjëherë mund të ketë edhe denoncime krejtësisht të rreme, – vazhdon Lollobrigida, – dhe njerëzit këtë e bëjnë për publicitet. Unë duhej të kisha folur me kohë, por nuk pata guximin ta bëj dhe heshta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA