Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Është akuzuar për ngacmim seksual nga shkrimtarja Graham Hunter, më pas nga komediografja Riss Gatsiounis dhe një javë nga publikimi i akuzave, faqja e internetit “Slate” ka publikuar një denoncim të tretë ndaj aktorit Dustin Hoffman.
Por këtë herë emri i viktimës ka peshë të konsiderueshme në botën e kinemasë. Ai është i aktores tre herë fituese të çmimit Oscar, Maryl Strip, e cila në një intervistë të dhënë në vitin 1979 për “Times” kishte kujtuar takimin e parë mes tyre.
“Erdhi u prezantua. Jam Dustin Hoffman, tha dhe më pas vendosi dorën mbi gjoksin tim. Çfarë derri i neveritshëm, mendova”, thuhet në artikullin e thuajse 40 viteve më parë.
Pikërisht në vitin 1979, dy aktorët ndodheshin në sheshin e xhirimit për filmin “Kramer kundër Kramer”, ku ndërtuan një raport të dominuar nga përplasje të vazhdueshme.
Në njërin rast, Streep kërkoi modifikimin e një skene në mënyrë që vëmendja të binte tek problemet e brendshme të personazhit të saj dhe në atë moment Hoffman protestoi: “Përse nuk nxjerr në pah anën tënde femërore dhe xhiron skenën”, i tha aktori.
Episodi aspak i këndshëm tregohet edhe në biografinë “Her Again: Becoming Meryl Streep”. Gjithashtu, gjatë xhirimeve të filmit Hoffman përplasi pas muri një gotë me verë pavarësisht se ky veprim nuk parashikohej në skenar dhe kolegia e tij u ankua shumë.
Top Channel