Paris, Nicole Kidman prezanton shfaqjen e Krishtlindjeve

08/11/2017 10:13

Krishtlindjet kanë filluar të trokasin në Paris. Një shfaqje magjike u prezantua në dyqanin e famshëm “Printemps”, në kryeqytetin francez, dhe ishte Nicole Kidman ajo që preu shiritin.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, aktorja e famshme u shfaq me një bluzë të hollë ngjyrë blu, që i zbulonte shpatullat, e kombinuar me një fund jeshil.

“Printemps” kishte zgjedhur temën e udhëtimit këtë sezon, duke i dërguar rreth botës personazhet fëmijë, Jules dhe Violette, për të mbledhur dhurata për dyqanin në Paris. Rreth 10 mijë drita, 70 kukulla dhe 98 motorë u përdorën për të krijuar shfaqjen për Krishtlindjet.

Krijmet festive kanë qenë një pjesë integrale e numërimit mbrapsht të Parisit drejt festave të fundvitit.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA