Më e lumtur nusja, apo kali?

08/11/2017 12:29

Të gjithë e dimë se nuk duhet të mërzisim nusen në ditën e saj të dasmës, por në këtë rast është një kalë ai që i ka marrë të gjithë vëmendjen.

Patti Womer nga Pensilvania pa veten të lënë në hije nga kali i saj, Cricket, teksa pozonte para Mount Pleasant Mills në ceremoninë e dasmës në shtator.

Një nga fotot e bëra nga fotografi Tony Bendele Cricket duket që ka nxjerrë dhëmbët para kamerës.

Patti është mbi kalë, por buzëqeshjen dhe nurin e saj të nuses, ia ka rrëmbyer buzëqeshja e Cricket, pasi të gjithëve sytë na shkojnë atje.Fotografi ka postuar foton komike në faqen e tij në Facebook, dhe më pas u bë menjëherë virale.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel