E pabesueshme, por e vërtetë – VIDEO
08/11/2017 20:02
Fizikisht është e pamundur, por për një 14-vjeçar pakistanez nuk ka asnjë lloj vështirësie.
Muhammad Sameer, nga Karachi përdor duart e tij për të kthyer në 180 gradë kokën e tij, duke parë pas kurrizit.
Diçka e pamundur për të gjithë njerëzit, por Muhammad tregon se përjashtimet ekzistojnë. E tashmë 14-vjeçari po shpreson se elasticiteti që ai ka t’i mundësojë një karrierë në Hollywood.
Top Channel