Një propozim i çmendur – VIDEO
07/11/2017 21:38
Çdokush gjen mënyrën e tij për t’i propozuar të dashurës së tij, por jo të gjithë duan që ta tmerrojnë gjatë procesit.
Në videon e mëposhtme është momenti qesharak kur Michael Garcia i propozon të dashurës së tij, teksa ajo përballej me frikën e lartësisë duke u hedhur 360 metra në ajër.
Përgjigjja e saj ka qenë “Po”, por mbetet enigmë nëse propozimi i cilësuar si i çmendur u bë nga frika se mos merrte një përgjigje negative. Një pyetje kjo e ngritur nga shumë prej komentuesve që kanë parë videon në rrjetet sociale.
Top Channel