Dua Lipa, pafundësisht e lumtur: Gati të më shpërthejë zemra!

07/11/2017 17:54

Edhe pse larg njëri-tjetrit, Paul Klein gjen mënyrën për t’i shprehur dashurinë këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Duket se lidhja mes tyre po shkon më së miri. Dyshja shpeshherë e shfaqin romancën e tyre edhe në rrjetet sociale nëpërmjet fotove dhe komenteve por duket se gjërat po bëhen akoma më serioze mes tyre.

Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj muzikore dhe momentalisht ndodhet në një turne në vende të ndryshme të Europës, larg familjes dhe sigurisht edhe larg partnerit të saj.

Edhe në kulmin e punës këngëtari Paul Klein di si ta mbajë bukuroshen me origjinë shqiptare të lumtur. Ai i ka dërguar 22-vjeçares një tufë me trëndafila të kuq dhe çokollata.

Këto dhurata Dua Lipa i ka postuar me anë të një fotoje në “Insta Story” ku gjithashtu shkruan: “Oh Zot, Paul, ti je i përkryer. Zemra ime është gati të shpërthejë. Faleminderit!”.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA