Lirimi i Piro Xhixhos si kryetar dhe anëtar i agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe postare u miratua nga Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese me votat e mazhorancës, LSI votoi kundër ndërsa Partia Demokratike abstenoi.

Propozimi për lirim është bërë nga qeveria, ndërkohë që do të jetë seanca plenare ajo që do të japë votën përfundimtare. Sipas relacionit të Këshillit të Ministrave lirimi i Piro Xhixhos bëhet për shkak të mbushjes së moshës së pensionit. Ende nuk ka një emër për vendin vakant që krijohet.

Edhe pse ishte i ftuar zoti Xhixho nuk mori pjesë në mbledhjen e komisionit. Ai ka qenë në krye të AKEP për dy mandate dhe ka qenë si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA