Khaleesi “bashkohet” me Khal Drogon

06/11/2017 16:17

Ishin çifti që tërhoqi më shumë vëmendjen në sezonin e parë të Game of Thrones dhe “të dashuruarit” në serial duken po aq edhe në jetën reale.

Emilia Clarke dhe Jason Mamoa postuan një fotografi këtë javë dhe përshkrimi i përdorur nga aktorja nuk lë vend për interpretime të tjera.

“Kur jeta të merr me aq të mira, sa dielli dhe ylli yt janë në qytetin tënd”, shkruan Emilia.

“Dielli dhe yjet” përdoreshin nga karakteri i Emilias, Daenerys për të përshkruar dashurinë për bashkëshortin e saj, Khal Drogo në serialin e fashmëm të HBO-së.

Vetë Emilia nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për Jason Mamoan, megjithëse aktori hauaian është i martuar prej 10 vitesh me Lisa Bonet.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel