Kërkesa për seks në showbizin shqiptar? Tre modele japin përgjigje

06/11/2017 17:13

Pas skandaleve për ngacmime seksuale që kanë tronditur botën amerikane të kinemasë, pyetje të shumta kanë lindur edhe sa i takon showbizit shqiptar.

Për të shuar disi kureshtjen, pyetjes nëse ka patur ngacmime apo edhe propozime për marrëdhënie seksuale përgjigje i kanë dhënë tre modelet shqiptare Endi Cini, Adea Muça dhe Adea Mehmetaj.

Të pranishme në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, tre modelet kanë folur edhe për preferencat e tyre, që nga moda e ushqimi e deri tek partneri ideal.

A ju kanë bërë ofertë për të bërë seks me para?

Endi Cini: Jo.

Adea Muça: Jo.

Adea Mehmetaj: Jo.

Adea Mehmetaj, a kanë ndodhur sherre mes teje dhe koleget?

Adea Mehmetaj: Kemi pasur, por sot nuk flasim më për gjëra jashtë modelingut.

Adea Muça, a të pëlqen alkooli, apo cigarja?

Adea Muça: Cigarja jo, alkooli jo, të dashur jo.

Atëherë çfarë i shijon jetës?

Adea Muça: Ka gjëra të tjera që mund t’i shijosh jetës.

Si e mbani trupin në formë?

Adea Mehmetaj: Duhet të merremi me palestër se shëndoshesh.

Endi Cini: Jo, nuk është ashtu. Unë ha ç’të dua. Është edhe çështje gjenetike.

Ha sufllaqe?

Endi Cini: Ndonjëherë.

Po ju hani sufllaqe?

Adea Mehmetaj: Ndonjëherë, nuk është se…

Vajza, cila është frika juaj më e madhe?

Adea Mehmetaj: Frika ime më e madhe, që e kam më tepër si fobi është zhurma e letrës, ajo e letrave të duarve. Është shumë e çuditshme.

Adea Muça: Vdekja. Kam frikë se mos vdes para kohe.

Endi Cini: Unë fobi kam karkalecat dhe zhapikët. E kam shkelur një pa dashje dhe gati më erdhi për të qarë.

Cila është cilësia që ti Adea ke qejf tek një mashkull?

Adea Mehmetaj: Paraqitjen e jashtme. Edhe tipin dhe gjëra të tjera që lidhen me njëra-tjetrën. Dua dikë që të jetë në atë nivel që unë jam, as mbi mua as posht meje.

Po ti, Adea tjetër, do në krah një mashkull që ka para?

Adea Muça: Jo. Dua dikë që të jetë ndryshe nga standardi shqiptar.

Po ti Endi?

Endi Cini: Mendoj se edhe unë dua diçka pak më ndryshe nga shqiptarët e zakonshëm që janë duke shitur mend nëpër rrugët e botës me makina, me rolex falso, etj.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel