“Shiko…” thyen sërish rekordet

05/11/2017 09:18

“Shiko kush LUAN” ishte sërish emisioni më i ndjekur i së shtunes për të dytën javë rresht në ekranet shqiptare.

Mbrëmja e Top Channel me përballjen e dy skuadrave me “quizz” dhe lojëra argëtuese ishte një sfidë mes skuadrës së përbërë nga të ftuarit Erion Braçe, aktorja Egla Ceno dhe kantautori Kastro Zizo me Leonard Ollin dhe moderatores Jonida Vokshi e aktorit Elvis Pupa.

Dhe nuk ishin vetëm aktorët ata që sollën momente humori, por edhe politikanët.

Me muzikë live nga Shqipëria dhe Kosova, emisioni i moderuar nga Luana Vjollca gozhdoi edhe një herë para ekranit shqiptarët, duke arritur shifra rekord audience.

“Shiko kush LUAN”, që nisi javën e kaluar transmetohet çdo të shtunë në orën 20:50 në ekranin e Top Channel.

Top Channel