Një tjetër djalë për Alec Baldwin

05/11/2017 14:29

Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij Hilaria, do të bëhen prindër të një tjetër djali.

Një ditë pasi lajmëruan se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të katërt, instruktorja e jogës postoi në Instagram një video që tregon Hilarian tek pret një tortë me ngjyrë blu brenda, para bashkëshortit dhe tre fëmijëve të saj, Carmen, 4 vjeç, dhe djemtë Rafael, 2 vjeç dhe Leonardo, i cili bëri 1 vjeç në shtator.

“E dini çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se do të kemi shumë ushtrime”, bën shaka Hilaria me fëmijët .

“Torta magjike thotë se është një djalë. Dhe ne së bashku, të gjithë së bashku themi: “Faleminderit, torta magjike”, dëgjohet të thotë Alec në video.

Pasi të lindë fëmija e çiftit, Alec do të ketë zyrtarisht 4 djem, Alec, Rafael, Leonardo dhe djali i ri, si dhe tre vajza, Hiliaria, Carmen, dhe vajza e tij 22-vjeçare, Ireland.

Top Channel