Braçe ironizon Spiropalin në “Shiko Kush LUAN”

05/11/2017 12:00

I pyetur nëse do të zgjidhte të hante një drekë me Olta Xhaçkën apo Elisa Spiropalin, Erion Braçe ka deklaruar se padyshim do zgjidhte të drekonte me ministren.

Elisa është shumë e zënë tha deputeti, i ftuar në “Shiko Kush Luan” mbrëmjen e së shtunës, duke thumbuar me ironi kolegen socialiste.

Të pranishmit e tjerë në program e kanë kundërshtuar, duke i përmendur se një ministre është më e ngarkuar me punë sesa deputetja Spiropali, por pikërisht këtu ka qëndruar thumbi i Braçes, që mesa duket mendon se Spiropalit i janë besuar më shumë detyra se ç’duhet.

Top Channel