Pse nuk ëndërron Erioni që të bëhet Kryeministër?

04/11/2017 22:46

Erion Braçe thotë se nuk ka ëndërruar ndonjëherë që të jetë Kryeministër dhe jep edhe përgjigjen për këtë.

Në “Shiko kush LUAN”, deputeti socialist iu përgjigj pyetjeve të Luanës në lojën “Shiko kush ulet”.

Luana: Voton çdo vit?
Erioni: Natyrisht që votoj.
Luana: Për kë voton?
Erioni: Për Partinë Socialiste.
Luana: Ke kafshë shtëpiake?
Erioni: Nuk kam.
Luana: Vesh përditë xhaketa?
Erioni: Nuk vesh përditë.
Luana: Je përqafuar ndonjëherë në Parlament.
Erioni: Patjetër. Jam përqafuar me Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun.
Luana: Ke ëndërruar të jesh Kryeministër?
Erioni: Nuk kam ëndërruar.
Luana: Pse kështu?
Erioni: Se jam i shkurtër.
Luana: Ke një këngë të preferuar?
Erioni: Kam. Këngën e fundit të Celentanos me Minën.
Luana: Ke njeri inat?
Erioni: Nuk kam asnjë inat.

Ndërkohë, pyetjes nëse ka diçka që nuk i pëlqen tek Kryeministri…

“Marrëdhënia me gazetarët”, u përgjigj ai.

Top Channel