Wanda kërkon beqarë, Spalleti: Të gjithë janë gati

03/11/2017 19:23

Qendra sportive Suning u “zbukua” për pak orë dhe protagoniste absolute ishte Wanda Nara.

Partnerja e Mauro Icardit u shfaq së bashku me prezantuesen argjentinase, Susana Gimenez për të “mbikëqyrur” një seancë stërvitore.

Gimenez ndodhej në Milano për të realizuar një reportazh për sulmuesin argjentinas dhe bashkëshorten e tij dhe gjatë turit në qendrën stërvitore u takuan edhe me Spalletin. Ëanda i kërkon leje nëse mund të marrin pjesë në stërvitje.

“Nëse na jepni ndonjë këshillë me patjetër. Vetëm për të parë nuk lejohet. Na duhet ndonjë këshillë për stërvitjen”, përgjigjet trajneri me shaka.

Por Wanda e sqaron për qëllimin e vizitës.

“Gimenez është këtu për të njohur ndonjë lojtar single”, i thotë ajo.

“Për këtë lloj stërvitjeje të gjithë janë në gatishmëri”, thumbon trajneri.

“Sigurisht, të gjithë…përveç Mauros”, ja kthen Wanda.

Top Channel