Top Show Magazine, “in memoriam” Adela Xhamani

03/11/2017 21:37

Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-banores së Big Brother dhe gazetares Adela Xhamani tronditi opionin publik shqiptar.

Ajo ishte e para që theu mentalitetin e një qyteti të vogël si Kavaja dhe guxoi të vinte në plan të parë lirinë e saj si individ.

Adi Pojana, ish-banor i të njëjtit edicion të Big Brother ku mori pjesë edhe Adela, e kujton kështu: “Ishte gocë shumë e mirë dhe shumë e urtë”.

Ai shtoi se “Adela është goditur shumë në karrierën e saj”.

“I është dëmtuar imazhi dhe figura. Ne po kalojmë një krizë shpirtërore që bën që zemra të ndalojë, nuk ka shpjegim tjetër. Jeta është shumë e ngarkuar me stres, punë dhe nuk mbyllet dot muaji. Ishte vetëm dhe pa përkrahje. Kishte shumë halle që më mirë i dinë shoqet e saj”, u shpreh Adi.

Ndërsa Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4, e cilësoi Adelën një “model të përkryer se si duhet të jenë femrat në Shqipëri”.

“Arriti shumë, pa ndihmë dhe kjo është për t’u vlerësuar. Ajo vajzë meritonte të përcillej në heshtje”, deklaroi Neda.

Top Channel