Ndarje dhe ribashkim për Selenën (FOTO)

03/11/2017 13:15

Fillimisht u fotografuan duke drekuar në një kafene në Los Angeles më pas duke shijuar një shëtitje me biçikletë, duhej një ritakim i tretë që çdo gjë të bëhej zyrtare.

Pas ndarjes nga The Weeknd me të cilin kishte rreth 10 muaj, menjëherë Selena Gomez ka treguar se kjo ndarje erdhi në mënyrë të natyrshme dhe se arsyeja nuk ka qenë Justin Bieber.

Skeptikët nuk do ta besonin kurrë një deklaratë të tillë aq më pak pasi Selena dhe Justin sërish janë parë së bashku në një tjetër shëtitje me biçikleta.

“US Weekly” raporton se miqtë e saj të ngushtë janë krejtësisht kundra këtij ribashkimi dhe e kanë këshilluar këngëtaren e famshme të mos nxitojë në vendimet e saj rreth Bieber, por të marrë më tepër kohë për veten pas operacionit të vështirë veshkor që u përfshi.

Top Channel