Emily Sande vjen në Tiranë për Natën e Bardhë

03/11/2017 15:13

Tashmë është bërë traditë që Nata e Bardhë të mirëpresë në kryeqytet një mysafir të njohur nga arena ndërkombëtare e muzikës.

Pas këngëtares italiane Giusy Ferreri të ftuar një vit më parë, ajo që të zbardhë 29 Nëntorin këtë vit, është Emily Sande, një emër mjaft i njohur në botën e muzikës.

Duket se ardhja e Sande mezi është pritur, pasi menjëherë sapo kryebashkiaku i Tiranës ka zbuluar emrin e artises britanike, të shumtë janë ata që kanë reaguar pozitivisht.

E lindur ne Britanine e Madhe, Adele Emily Sande, shkroi këngën e saj të parë kur ishte vetëm 11 vjeç. Por e njohur për publikun ajo u bë në vitin 2008, kur nisi daljet e para skenike, te cilat kulmuan në 2011 me lancimin e “Read all about it”, ku ajo zuri vendet e para të klasifikimeve muzikore.

“Next to me”, “My kind of love” apo “Read all about it” janë vetëm disa nga këngët, tekstet e të cilave të rinjtë shqiptarë i kanë mësuar përmendësh, e që do të munden t’ këndojneë live, sebashku me artisten, mbremjen e 29 Nentorit ne sheshin Skenderbej.

Top Channel