Armina: Shkëlzeni, lidhja ime e parë

03/11/2017 16:49

Në “Pop Culture” ditën e sotme ishte e ftuar Armina Mevlani, e cila ndër të tjera foli edhe për lidhjen e saj me Shkëlzenin.

E pyetur se sa xheloz është Shkëlzeni, ajo është shprehur se në fillimet e lidhjes ka qenë më shumë, ndërsa tashmë ka ndryshuar. “Është aq xheloz, sa duhet të jetë një mashkull”, thotë Armina.

E pyetur nëse me Shkëlzenin ka qenë lidhja e saj parë Armina përgjigjet: “Unë shok ka pasur edhe më parë, edhe pëlqime. Por lidhje nuk ka pasur. Kjo është lidhja ime parë”.

Top Channel