Turistët nuk duhet të shkojnë në këto vende

02/11/2017 10:16

Ministria e Jashtme britanike ka rifreskuar hartën e vendeve të sigurta në të gjithë botën për turistët.

Më të rrezikshme konsiderohen disa vende aziatike dhe afrikane për shkak të terrorizmit dhe korrupsionit, ndërsa paralajmërime jepen për zona si Rusia dhe Amerika e Jugut.

Turistët këshillohen të kenë kujdes kur udhëtojnë në pjesët veriore të Amerikës së Jugut, veçanërisht neë Kolumbi për shkak të përhapjen së virusit Zika,dhunës së bandave dhe trafikut të drogës.

Rusia në fakt futet ndër vendet disi e sigurtë, por zonat konfliktuale si kufiri me Ukrainën, i paralajmëron njerëzit të mos udhëtojnë në atë zonë.

Top Channel