Snoop Dogg “vret” Donald Trumpin

02/11/2017 21:30

Për herë të dytë brenda vitit, Snoop Dogg bën parodi me Presidentin amerikan Donald Trump, duke e paraqitur të vdekur.

Reperi i famshëm ka postuar një foto, që mendohet se do të jetë kopertina e albumit të tij të ri “Make America Crip Again”, në profilin e tij të Instagramit.

Fotoja tregon Snoop Dogg-un duke qëndruar mbi një kufomë të mbuluar me flamur amerikan. Kufoma ka një etiketë në gishtin e këmbës ku lexon “Trump”.

Në muajin mars, Snoop Dogg u kritikua për videoklipin e këngës “Lavender”, ku shihet duke nxjerrë një pistoletë e duke vrarë një klloun që i ngjante Donald Trumpit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel