Si shkatërrohet droni në stadium – VIDEO

02/11/2017 10:55

Pas ndeshjes Serbi-Suedi, prania e dronëve në stadiume u cilësua zyrtarisht si e rrezikshme ku renditeshin një sërë arsyesh.

Por një video e regjistruar gjatë ndeshjes Gimnasia de Mendoza-CA Mitre, në Argjentinë, është bërë virale jo për shkak të pranisë së dronit, por për shkak të shkatërrimit të tij me anë të letrës higjienike.

Hedhja e topit të letrës higjienike nga anë e njërit prej tifozëve ishte aq saktë sa kapi në ajër dronin, e për shkak të forcës goditëse tek helikat, bëri që ta rrëzonte.

Top Channel