Britney Spears “tradhtohet” nga reçipetat
02/11/2017 17:08
Britney Spears tregoi më shumë seç duhej të mërkurën në mbrëmje, gjatë një koncerti në Las Vegas.
Këngëtarja 35-vjeçare kishte veshur reçipeta të zeza, që e “tradhtuan” kur ajo nisi të tregohej shumë energjike në lëvizjet e saj, duke i zbuluar gjoksin e majtë.
Kjo gjë bëri që fansat të çmendeshin fare, me në krye aktoren e filmave komedi Amy Poehler.
Kjo nuk është hera e parë që Britney zbulon pjesë intime nëpër performancat e saj. Në shkurt, një incident i ngjashëm ndodhi edhe me një kostum të gjelbër dhe të ngushtë, që nuk ishte i aftë të mbante “asetet” e Spears.
Top Channel