Një frikë e vërtetë për Halloween!

01/11/2017 09:28

Prezantuesja e famshme amerikane Wendy Williams u ndje keq gjatë edicinonit special të spektaklit të saj për Hallouinin.

Ajo ishte veshur si Statuja e Lirisë, dhe ishte duke folur kur nisi t’i merreshin mendtë dhe u shemb në tokë. Spektakli më pas u u ndërpre. Pas një pauze të gjatë reklamash, episodi nisi transmetimin me duartrokitjet entuziaste të publikuar, por nuk u shfaq Wendy. E në fakt ka shumë nga ata që menduan se ishte një truk i festës.

“Nuk ishte shaka. U ndjeva keq me kostumin tim dhe rrashë. Jam një kampione dhe ja ku jam”, tha Williams pak minuta pasi u kthye në spektakël. Disa momente pas incidentit në studiot e saj erdhi një ambulancë dhe një karrocë me rrota për të marrë prezantuesen.

Ajo u shfaq bashkë me të shoqin Kevin Hunter duke hipur në ambulancë.

Top Channel