A është ndarë vërtetë çifti i Big Brother?!

01/11/2017 11:39

Formati i Big Brother 9 ka qenë dedikuar tërësisht dashurisë dhe jetës në çift, ku disa çifte hyn çift dhe të tjerë u bënë çift rrugës, një prej tyre edhe fituesit Danjel-Fotini, por edhe një tjetër çift i krijuar brenda Big Brother 9 krijoi mijëra fansa.

Xheni-Benardi, të cilët u bënë çift brenda formatit të Big Brother, duket se kanë probleme, e lidhja mes tyre është në pikëpyetje.

Çifti, kishte deklaruar më herët se ishin në një periudhë reflektimi, e mesa duket kanë arritur në përfundimin se nuk mund të jenë më bashkë.

Të paktën kështu kuptohet nga ajo çfarë Xheni ka publikuar në Instastory. “Kaq ishte, ka marrë fund çdo gjë”, shkruan ajo në statusin e fshirë sërish brenda pak kohe.

FOTO GALERI
13/20
Xheni-Benardi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA