Koreja e Veriut, organizon maratonë ndërkombëtare

30/10/2017 12:24

Koreja e Veriut zhvilloi të dielën maratonën e parë ndërkombëtare të vjeshtës në Penian. Televizioni shtetëror KRT transmetoi pamjet e koreanoveriorëve dhe të huajve që vraponin nëpër rrugët e Penianit për maratonën amatore të vjeshtës 2017.

Më shumë se 240 vrapues nga Koreja e Veriut, Holanda, Suedia dhe Republika Ceke, Britania e Madhe dhe vende të tjera morën pjesë në gjysmëmaratonën 10 dhe 5 km, sipas medias shtetërore.

Koreja e Veriut zakonisht mban një maratonë ndërkombëtare në prill, që prej 1981 dhe vrapues amatorë të huaj janë lejuar të marrin pjesë që nga 2014. Sidoqoftë, kjo është e para maratonë e vjeshtës për vrapuesit amatorë lokalë dhe ndërkombëtar.

Top Channel