Guxo të ecësh shpejt po të duash…

30/10/2017 09:20

Në një qytezë peshkimi në Islandë për sigurinë në rrugë autoritetet kanë gjetur një ide gjeniale. Vijat e bardha ku kalojnë këmbësorët janë vizatuar në formatin 3D, duke krijuar një iluzion optik se është një bllok pengese.

Përveçse këmbësorëve u jep idenë se janë duke ecur në ajër, gjithashtu i tërheq vëmendjen drejtuesve të mjeteve për të ulur shpejtësinë, teksa shohin këtu “shirita si zebra”.

Komisionari për mjedisin në Islandë, Ralf Trylla e zbatoi këtë iniciativë në qytezën Isafjordur, pasi e huazoi nga Nju Delhi në Indi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel