“Lamtumirë Adela!” Reagimet e trishta të personazheve të njohur

29/10/2017 16:53

Adelajda Xhamani, vajza e cila u bë e njohur në “reality show”-n “Big Brother Albania”, ndërsa më pas punoi si gazetare dhe moderatore ndërroi jetë në mënyrë të papritur në moshën 31-vjeçare.

Lajmi i bërë publik paraditen e sotme shokoi të gjithë publikun, por mbi të gjitha njerëzit të cilët e njihnin nga afër atë, apo kishin punuar në media të ndryshme.

Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet publike për ndarjen e papritur nga jeta të Adelajdës.

“U presh në paqe! Një nga vajzat më të guximshme që kam njohur”, shkruan në llogarinë e saj të “Instagram”-it Arbana Osmani.

“E pikëlluar. Nuk kam fjalë”, shkruan Eni Koçi.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA