“Shiko kush LUAN”, surpriza e re në Top Channel

28/10/2017 15:27

“Shiko kush luan”, që prej kësaj të shtune ne oren 20: 50 do të jetë në ekranin e Top Channel, për të sjellë një argëtim rrëmbyes.

Personazhet më të dashur të publikut shqiptar do të vijnë së bashku tu relaksuar, për të garuar, luajtur dhe qeshur në një lojë tërheqëse për të gjitha moshat.

“Si çdo gjë tjetër në Top unë e kam me shumë dëshirë të jem prezente dhe të jap atë “piece of mind-in tim. Jam shumë e lumtur, jam shumë e emocionuar se është një gjë e re komplet e ngritur nga fillimi. Kemi marë copëza të disa gjërave që kemi berë në të kaluarën, por është dicka komplet e re, kështu që janë emocionet e fillimit.

Pse pikërisht ky format argëtimi për të shtunën mbrëma?

Sepse televizioni e ka për qëllim që përveçse të informojë edhe të argëtojë dhe e shtuna mbrëma duhet të jetë një gjë e lehtë, një gjë kur njerëzit të ulen para televizorit dhe në vend që të dalin të pijnë diçka në dimrin e ftohtë, të ulen dhe të shihin diçka që të heqin mendjen nga problematikat e ditës.

Pra të shtunën jemi pranë divanit për të parë këtë quiz show, dhe këtë lojë.

Nuk diskutohet, gjithmonë tek Topi.”

Për autorin Blendi Salaj, koncepti është ndërthurja e muzikës, kuic dijesh, batuta, surpriza dhe sfida.

“Ky show është një quiz show, lojëra, është për argëtim. Kemi të ftuar shumë të mirë. Kemi një program me segmente shumë të bukura. Rubrika fantastike. Duhet t’i argëtojmë njerëzit, të shtunën në darkë. Edhe të jetë me muzikë, edhe të jetë me quize. Diçka që i sjell të gjitha bashkë në ekranin e Top Channel, për argëtimin e publikut“, rrëfen Salaj.

Tashmë njëri nga kapitenët është zbuluar. “Të më falësh për modestinë, por do shihni një Manush, komplet ndryshe nga ai që vjen nga futbolli. Me trendy, më…”, thotë Edi Manushi.

Me një skenografi shumë domethenëse, do të shohim në skenë simbolika nga gjithë bota. “Përveçse është një emision i dashur, por ka edhe një cikë grotesk si emision. Ka humor, ka qiuz pa fund, por quizi merr pak nga të gjithë zonat evropiane., natyrisht unë e pasqyroj edhe në imazh të gjithë këtë filozofi që ka emisioni”,bën të ditur skenografi Fatmir Minga.

Nën moderimin e Luana Vjollcës, “Shiko kush luan” ka një ftesë për publikun që prej kësaj të shtune. “Shiko kush luan” nuk ka lidhje me ‘Pa limit”. Është me lojëra, por jo me lojëra si në “Pa limit”. Ka një përballje të skuadrave dhe personazheve më në zë të momentit. Dy kapitenët tashmë janë zbuluar. Ështe një format që do të vijë për herë të parë. Dhe ne jemi kaq shumë të lumtur dhe me energji. Jemi para fillimit të emisionit. Nuk mund të zbuloj më shumë gjëra, megjthatë me shumë gjasa do të jetë një emision vërtet i suksesshëm”, rrëfen Luana.

Top Channel