Lidhja me biznesmenin? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën

27/10/2017 17:10

Einxhel Shkira, një nga prezantueset më seksi ishte e ftuar ditën e sotme në “Pop Culture”, duke folur për gjërat aktuale që ajo është duke punuar, por edhe mbi detajet që mediat rozë kanë folur në muajt e fundit.

Einxhel shpjegoi atë që portalet kanë shkruar për të së fundmi, për një lidhje të mundshme me një biznesmen. Vajza thotë se ishte vetëm një histori e trilluar. Madje me shaka, thotë se tashmë gjërat janë bërë më serioze.

“Ndodhi për ditëlindjen time. Në festë ishin vetëm vajza, ndërsa ditën tjetër u nisëm për në Mal të Zi dhe në mëngjes më kishin ardhur pa fund linqe të lajmeve, ku lexoja se unë kisha festuar ditëlindjen me një biznesmen që ishte i dashuri im. Me të cilin kisha disa muaj lidhje dhe gjërat janë bërë serioze dhe përveç të tjerave unë kisha marrë shumë dhurata, por më të bukurat ishin të atij. Këtu u mërzita unë, pasi nuk kisha marrë asnjë dhuratë”, thotë Einxhel.

Top Channel