epa05548478 Migrants sit in the field outside the camp of Moria on Lesvos island, Greece, 19 September 2016. Migrants set fire to several parts of the camp which then spread causing hundreds of people to flee. Authorities evacuated the area where unaccompanied minors were living and transferred them to a new facility.Earlier today, rumours that mass returns to Turkey were imminent prompted renewed incidents and a break-out from the hotspot who attempted to set off on a protest march to Mytilene, the island's main town, but were stopped and forced to turn back by police. EPA/STRATIS BALASKAS

Mbërritjet e fundit të emigrantëve në Greqi ka çuar në një rëndim të situatës dhe një mbipopullim të qendrave të pritjes në ishuj, ku 1.800 fëmijë të pashoqëruar jetojnë në kushte të rënda.

Alarmi është dhënë nga UNICEF, sipas të cilit vetëm një e treta e fëmijëve merr strehim dhe asistencën e duhur.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara bën thirrje për politika dhe reforma për mirëmbajtjen e të miturve të cënuar, të cilët shpesh herë detyrohen të jetojnë rrugëve, në një kohë kur dimri po afron.

Sipas UNICEF, në shtator të këtij viti në Greqi janë regjistruar mbi 5.700 ardhje të reja, krahasuar me 3.080 që ishin në shtator të vitit 2016.

Si pasojë e kësaj situate, disa qendra pritjeje për të miturit po strehojnë dyfishin e numrit të parashikuar, duke kompromentuar kështu sigurinë dhe mirëqënien e të miturve.

Në veçanti sinjalizohet cënueshmëria e fëmijëve sidomos gjatë orëve të natës, ku ata mund të bien pre e rrëmbimeve dhe dhunimeve në mungesë të garantimit të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA