Lotaria amerikane për korçarët? Përgjigjet Ambasada Amerikane

26/10/2017 18:50

Miti se lotaria amerikane u del vetëm korçarëve ka vajtur edhe në “veshët” e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasada i është nënshtruar “testit në makinerinë e së vërtetës” dhe përmes një postimi plot humor në Facebook,  siguron se përzgjedhja për lotarinë është krejtësisht e rastësishme dhe se vendlindja nuk luan asnjë rol favorizues apo penalizues.

“Kushdo që beson se kualifikohet mund të regjistrohet për lotarinë dhe përzgjedhja është tërësisht e rastësishme”, thotë Ambasada.

Lotaria u rihap nga fillimi më 18 tetor, pasi problemeve teknike që shoqëruan procesin pas hapjes më 3 tetor. Ambasada deklaroi se të gjitha aplikimet e bëra para datës 18 tetor ishin të pavlefshme dhe se duheshin kryer sërish. Afati përfundimtar i lotarisë është 22 nëntori.

Top Channel