Honda Sports EV, koncepti i makinës elektrike nga marka japoneze

26/10/2017 14:31

Ky është koncepti i makinës Honda Sports EV, një makinë krejtësisht elektrike dyvendëshe që është prezantuar së fundmi.

Marka japoneze nuk ka bërë me dije se kur do të nisë prodhimi i kësaj makine dhe gjithashtu nuk ka dhënë detaje teknike.

“Honda po zhvillon produkte që do të çojnë në një shoqëri që përdor automjetet elektrike. Do të prodhojmë makina të rehatshme për klientët dhe të kënaqshme gjatë drejtimit”, tha drejtori ekzekutiv i Hondës, Hachigo.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel