Së fundmi u bë e ditur se familja Kardashians kanë firmosur një kontratë me E! për të vazhduar spektaklin e tyre dhe për pesë sezone të tjera.
Duket se Kim, Khloe dhe Kourtney do të marrin pjesën më të madhe të marrëveshjes prej 150 milionë dollarë, pavarësisht rritjes së popullaritetit të motrës së tyre Kylie Jenner.
Tre motrat e mëdha do të fusin në xhep 50-60% të pamjes, pavarësisht nga popullariteti në mediat sociale, që kur u negociua marrëveshja e fundit, bën të ditur TMZ.
Kylie nuk duhet të shqetësohet shumë, pasi ajo ka marrëveshjen e vet, për spektaklin e saj. Për shkak të karierës së ngjeshur të Kendall Jenner në modeling, ajo nuk është shfaqur shumë në ekran, çka do të thotë më pak para për të, dhe e njëjta gjë dhe për vëllanë e tyre, Rob.
Falë aftësive negociuese të nënës së tyre, Kris Jenner, kjo është marrëveshja më fitimprurëse në historinë e “reality show”-t në televizion. TMZ thotë se Kris do të marrë 15 milionë dollarë vetëm për lehtësimin e marrëveshjes.
Top Channel