Shtatzëna Georgina, mahnitëse në Londër

24/10/2017 14:12

Mendohet se ajo është shtatzënë në muajin e tetë me fëmijën e parë të saj me Cristiano Ronaldon.

Georgina Rodriguez ka treguar barkun e rrumbullakosur përkrah të dashurit Crisitano Ronaldo teksa ishin në çmimet e futbollistëve më të mirë të FIFA në Londër, ku ai fitoi si lojtari më i mirë i vitit.

Georgina dukej e mrekullueshme me fustanin e saj ngjyrë argjendi, teksa 22-vjeçarja përkëdhelte djalin 7-vjeçar të futbollistit, Cristiano Jr. Modelja spanjolle nuk e ka shfrytëzuar shtatzëninë për famë, madje shpesh është përpjekur mos të rënë në sy, teksa dhe në eventin e fundit kishte veshur dhe një palë taka mjaft të larta.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel