Marina, velina që kërkon të vrapojë

24/10/2017 14:31

Marina Graziani, ish velina e “Striscia la notizia” do të jetë në Imola këtë të djelë ku do të marrë pjesë në garën e ideuar nga vrapuesi Giorgio Calcaterra.

Graziani ka qënë për tre sezone pjesë e “Striscia”-s që nga viti 1996 bashkë me Roberta Lanfranchi dhe Alessia Mancini dhe më pas i është përkushtuar sportit. Ajo fitoi në maratonën e Jeruzalemit ku dhe u njoh me Calcaterrën, i cili e bëri kumbarën e maratonës së Imola.

“Jam e nderuar që jam kumbara e këtij eventi dhe Calcaterra e kam njohur në Jeruzalem, por është një rast i mirë pasi duke e njohur Giorgion atje më përfshiu si kumbarë. Po e jetoj dhe nga afër dhe ai është një person i jashtëzakonshëm”, ka rrëfyer Marina.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel