Gomisteria “Toni Bleri”; Alistair Campbell ironizon në Twitter

24/10/2017 15:02

Shkrimtari dhe publicisti i njohur britanik, Alistar Campbell është i famshëm për postimet thumbuese nëpër rrjetet sociale.

…dhe këtë herë, në një nga postimet e tij ironizuese ndaj Tony Blair dhe Jeremy Corbyn përfshihet tërthorazi edhe Shqipëria…ose më saktë; një gomisteri shqiptare.

“Jeremy Corbyn mund të ketë një këngë kushtuar atij, por Tony Blair ka emrin në një gomisteri në Shqipëri”, shkruan ai jo po ironi.

Bashkë me këtë përshkrim, Campbell shpërndan edhe foton e mësipërme.

Top Channel