Edhe 100 ylli im, por…
24/10/2017 10:12
Urimet e veçanta publike japin vërtetë emocion kudo që të ndodhin…një trend ky që po merr mjaft popullaritet dhe në kryeqytet.
Në zona të ndryshme në mes të rrugës mund të shohësh me tullumbace urime ditëlindjesh, apo dhe dedikime dashurie, por për kryebashkiakun Veliaj, shqetësim është ajo çka mbetet pas festës.
Në një postim në Twitter ku duken punonjësit e bashkisë që heqin dedikimet, Veliaj thotë se çdo të ndodhte nëse vetë njerëzit nuk do të kujdeseshin ti hiqnin, nëse në Tiranë do të festoheshin kështu 1 milionë ditëlindje?
Top Channel