Çfarë ndodh kur Kim Jong-un shëtit në Nju Jork? (Video)

24/10/2017 12:07

Si do të reagonin njujorkezët nëse në trotuaret e tyre do të shëtiste i qetë armiku numër një i Shteteve të Bashkuara?

Kësaj pyetjeje i jep përgjigje një video amatore e “QPark”, që me një ngjashmëri të llahtashme ecën në rrugët e “Mollës së Madhe”, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Reagimet janë të shumta. Disa kërkojnë t’i shesin telefona ‘në të zezë’, që Kim të komunikojë, por ai është i interesuar për ‘raketa’.

Eksperimenti social ka zgjatur rreth 10 orë dhe reagimet më epike janë siguruar në Koreatown, lagjja e famshme e koreanëve në Nju Jork.

Top Channel