Rashel, vajza seksi që të lë me trauma!

22/10/2017 16:48

Ka gati 200 mijë ndjekës në “Instagram” dhe jo më kot. Rashel Kolaneci ishte e ftuar në “Pop Culture”, ku foli për dashurinë e saj për sportin, raportin me meshkujt e shumë të tjera.

Rashel thotë se që 4 vjeçe është marrë me balet, ndërsa në moshën 12 vjeçare i është futur sportin dhe vetëm dy vite më vonë ka fituar kampionatin e parë në “Kickbox”.

“Jam marrë me balet që kur isha 4 vjeç. 14 vjeç kam fituar kampionatin e parë”, thotë Rashel.

Vajza merret me një sport “burrëror” dhe të rrezikshëm, ndërsa thotë se ka lënë edhe kundërshtarë me trauma.

“Ndoshta kam lënë edhe kundërshtarë me trauma, mbase kur kam bërë ndonjë ndeshje, kam lëshuar ndonjë grusht. Unë jam e fiksuar pas sportit, çdo gjë e lidh me të”, thotë Rashel.

Shpesh Rashel është akuzuar për ndërhyrje, por ajo nuk e pranon aspak këtë gjë. “Ne si fis e kemi ne gen. Ne qeshim me të madhe në shtëpi kur të dëgjojmë fjalë të tilla. Unë jam më normalja në fis, i kemi gjenetike në fis. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje. Nuk kam lyer as flokët. Nuk kam asnjë dhëmballë të mbushur, por nuk rri t’i mbush mendjen të tjerëve”.

Sa i përket marrëdhënies me djemtë dhe kush është mashkulli ideal për të, ajo shprehet: “Unë jam shumë realiste me meshkujt dhe preferoj që të jetë brenda në realitet dhe ai, të krijoi besim, të ketë vetëkontroll. Kjo është një cilësi që unë e vlerësoj shumë. Të lodhet shumë për mua”.

Pyetjes nëse është aktualisht në një lidhje, Rashel nuk ka pranuar të jap një përgjigje.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel