Ju mungon vjeshta?! Të hënën fillojnë shirat
22/10/2017 17:30
Ndërsa jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, të pakta janë ditët e ftohta dhe me shi të stinës. Duke pasur temperatura mbi 20 gradë që të krijojnë idenë më tepër të pranverës se sa të vjeshtës.
Por kjo situatë nuk ka për të zgjatur edhe shumë, pasi nga e hëna fillojnë shirat dhe temperatura maksimale do jenë nën 18 gradë celsius. E njëjta situatë parashikohet edhe për të martën.
Por ashtu siç edhe kjo vjeshtë po tregon, i ftohti dhe shirat duken se nuk janë të qëndrueshme për shumë kohë, pasi të mërkurën rikthehet dielli dhe temperaturat mbi 20 gradë celsius, që do të vijojnë deri në fundjavën e ardhshme.
Top Channel