Kukullat gjigante parakalojnë në rrugët e Gjenevës

20/10/2017 00:00

Kukulla gjigante parakaluan të premten në rrugët e Gjenevës, nën vështrimin kureshtar të qindra njerëzve. Personazhet buratin të një gjysheje dhe një vajze, respektivisht 8 dhe 6 metra të gjata, u lëvizën nga dhjetëra liliputë, në këtë rast njerëz.

Gjigantët, të krijuar nga Royal De Luxe, një teatër francez i rrugës, ndaluan në zona të ndryshme të Gjenevës, për të ngrënë një lëpirëse, për të ngarë skuter e madje edhe për të urinuar.

Gjyshja 83 vjeçare dhe mbesa e saj 8 vjeç, u ndoqën nga një bandë muzikore. Regane, një qytetare e Gjenevës, e cila fillimisht ishte shprehur skeptike, tha se natyra realiste e buratinëve e kishte mrekulluar.

“Mendoj se ka të bëjë me sytë, mënyrën se si vështron kur kthen kokën dhe të sheh. Duket tamam si njeri, si një Pinok i jetës reale”, u shpreh Regane.
Shfaqja, për të cilën u deshën afërsisht 3 vite përgatitje, do të zgjasë deri të dielën.

Royal de Luxe, i themeluar nga Jean-Luc Courcoult në 1973-shin, ka performuar në dhjetëra qytete rreth botës. Çdo herë, historia dhe lëvizjet e kukullave ndryshojnë. 1 milion njerëz pritet të ndjekin shfaqjen gjatë performancës 3 ditore.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel