Fiorentina, jeta pas Big Brother

19/10/2017 23:37

Fiorentina, ish konkurrentja e Big Brother 9, ishte e ftuar në emisionin Pasdite në Top Channel, ku rrëfeu eksperiencën më të re në Top Channel, punën e saj si grimiere! Ajo foli edhe për marrëdhënien me një tjetër ish-konkurrent të Big Brother, Olsin!

Sa i takon asaj që ka ndodhur në Big Brother, Fiorentina tha se: “Çfarë ka pasur atje brenda e kam lënë atje, miqësia që ruaj akoma me konkurrentët janë me Sidritën dhë Elsamedin, kur takohemi nuk bëjmë muhabet “big brother-i”.

Sa i takon marrëdhënies së shumë përfolur me konkurrentin tjetër Olsin, Fiorentina u përgjigj se “Marrëdhënia jonë ishte reale, është ndryshe ta përjetosh brenda dhe ndryshe jashtë! Nuk ishim 24 orë me njëri- tjetrin, xhelozia ime, por edhe ai tip pak i lëvizur”.

Nëse është lidhur Olsi me dikë tjetër, Fiorentina përgjigjet se nuk e beson këtë gjë. “Mesa di unë, dhe sa më thotë kur flasim edhe pse bisedojmë rrallë, nuk jam takuar, por kam komunikuar dhe nuk me ka pranuar se është lidhur!. Shok nuk mund të mbaj, pasi Olsin e kam parë ndryshe, sido që të jetë ne kemi kaluar një uragan aty brenda!”, thotë ajo.

Por si reagon Fiorentina ndaj portaleve kur flasin për të?! “Nuk i hap portalet kur flasin për mua, vetëm dy javë më parë isha me një mikeshë dhe kisha shkruar në Instagram në një foto relaksi, dhe portalet kishin shkruar , Fiorentina në hotel luksoz dhe me ke është, ndërkohë që unë isha me mikesha, me Xhenin madje, ndaj nuk ia vlen t’i hapësh”, tregon ajo.

Pyetjes se kujt prej personazheve në Big Brother nuk do t’i fliste kurrë në rrugë, Fiorentina u shpreh. “Partneres do ti flas, por atij kurrë, Lupçes”!

Top Channel