Protestë për mbetjet në Leshnicë

18/10/2017 19:45

Ndërtimi i pikës së mbetjeve urbane të Pogradecit në fshatin Leshnicë kundërshtohet nga banorët.

Sipas tyre, vendi ku do të depozitohen mbetjet ndodhet jo më larg se 100 metra nga banesat e fshatit. Pranë saj ndodhen edhe tokat bujqësore, ku ata  kultivojnë produkte të ndryshme. 

Disa prej banorëve janë përpjekur që të ndalojnë fillimin e punimeve dhe 7 persona u shoqëruan në Komisariatin e Pogradecit për t’u liruar brenda pak orësh.

“Ne nuk jemi vandalë, por të drejtën tonë do e kërkojmë deri në fund. Kemi dërguar peticione deri te kryeministri. Neve na rrezikohet jeta dhe protestat nuk do të ndalen kurrë”, thonë banorët.

Pika e grumbulliimit pritet të vendoset në një sipërfaqe prej të paktën 2000 m2 në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku jetojnë rreth 600 familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA