“Boom” shitjesh në prag të “Halloween”-it

18/10/2017 13:06

Shitjet e kungujve kanë arritur kulmin, në prag të festës së “Halloween”-it, e fermerët presin që të fitojnë jo pak javët në vijim.

“Halloween” është festa e dytë më e madhe në Britaninë e Madhe, pas Krishtlindjes. Ferma “Fox” prodhon dhe shet 50 deri në 100 mijë kunguj në vit, të gjithë të destinuar për “Halloween”, e prodhimet e saj u shiten drejtpërdrejt konsumatorëve, por edhe dyqaneve.

“Ne e adhurojmë ‘Halloween’-in. Familja jona është marrë gjithnjë me të. Babai im rriste kunguj dhe ne vazhduam kështu. Është shumë e amerikanizuar, një treg në rritje dhe ne e adhurojmë këtë”, tha një fermer.

Gai French është rritur në një fermë patatesh dhe perimesh, ndërkohë që drejton fermën “Fox” që nga viti 2003.

“Ne rrisim 10 varietete të ndryshme. Më popullorët janë ata më të mëdhenjtë dhe ka gjithnjë konkurrencë për të marrë më të madhin. Sidoqoftë, njerëzit kanë preferenca të ndryshme për përmasat, format, apo edhe ngjyrat”, tha më tej ai.

Miliona kunguj rriten në Britaninë e Madhe çdo vit, e rreth 90 për qind e atyre ngjyrë portokalli shiten në ditët para “Halloween”-it.

Top Channel