Prilli, muaji kur vjen në jetë fëmija i William & Kate

17/10/2017 22:22

Fëmija i tretë i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit pritet të vijë në jetë në muajin prill, sipas asaj që ka njoftuar vet çifti, duke shkurtuar në distancë parashikimet mbi datëlindjen e princit apo princeshës së re.

Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar datën e saktë të lindjes, ekziston mundësia që pjesëtari më i ri i familjes mbretërore të ketë të njëjtën datë lindjeje si stërgjyshja, Mbretëresha Elizabeth II, e cila do të festojë 92-vjetorin më 21 prill.

Vetëm dy ditë më vonë do të shënohet edhe dita e Shën Gjergjit, më 23 prill. Nëse princi apo princesha e re, e pesta në radhën për kurorën mbretërore, do të vijë në jetë nga fundi i muajit prill, më 29, atëherë kjo do të koinçidonte me përvjetorin e 7 të martesës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Ende nuk ka një njoftim nga “Kensington Palace”, se ku do të lindë Dukesha, edhe pse pritet me shumë gjasa që, ashtu siç ka bërë gjatë dy shtatzënive të mëparshme, ajo të zgjedhë seksionin privat “Lindo” të spitalit “St. Mary” në Paddington të Londrës. Megjithatë ekziston edhe mundësia që ajo ta sjellë fëmijën në jetë në kushte shtëpiake.

Lajmi për shtatzëninë e Dukeshës Kate Middleton u shpall në shtator, kur u mësua se ajo vuante nga problemet e zakonshme të shtatzënisë, duke anuluar edhe angazhimet mbretërore.

Top Channel