“Gratë e Hollywood”, Eventi i “Elle” festë për ndryshimin

17/10/2017 00:27

Gratë e Hollywood festuan për ndryshimin, në eventin e organizuar nga revista Elle.

Dhjetëra emra të njohur të tilla si Jennifer Lawrence, Jessica Chastain, Laura Dern, Margot Robbie apo Kathleen Kennedy morën pjesë në mbrëmjen e mbajtur në hotelin ‘Four Seasons’ në Beverly Hills.

Eventi i quajtur “Elle, gratë në Hollywood”, zhvillohet pas skandalit të abuzimeve seksuale që përfshiu producentin Harvey Weinstein.

Akuzat e ngritura kundër manjatit të kinemasë i hapin rrugën një epoke të re në Hollywood, sipas grave pjesëmarrëse. Margot Robbie, e cila ishte mes grave te vlerësuara tha: Historia që doli në dritë është e trishtë e tragjike, por ishte gjithashtu frymëzuese të shihje gjithë ato gra që bëheshin bashkë. Mendoj se është vërtetë e mrekullueshme dhe shpresojë se do të sjellë ndryshim pozitiv.

Producenti Harvey Weinstein u dëbua nga akademia të dielën, pasi një numër grash dëshmuan se ishin shantazhuar, apo sulmuar seksualisht në incidente të ndodhura gjatë viteve 80-të, përshirë 3 prej tyre që thanë se ishin përdhunuar.

Kathleen Kennedy njihet kryesisht si producente e filmave ‘Star Wars’ por ajo gjithashtu është pjesë e bordit të Ampas që përjashtoi Weinstein. Gruaja shpjegoi se hapat në industri duhet të hidhen një e nga një.

Top Channel